Botë

Në Bosnjë, 1.903 raste pozitive me koronavirus dhe 21 të vdekur

Në Bosnjë-Hercegovinë po vazhdon të rritet numri i të prekurve me COVID-19.

Të enjten, autoritetet shëndetësore të këtij vendi kanë njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 21 të vdekur si pasojë e COVID-19 dhe 1903 raste pozitive.

Ky është numri më i madh ditor i rasteve pozitive. Një ditë më herët u raportuan 1.586 raste.

Në total, Bosnja ka shënuar 44.737 raste pozitive, derisa kanë vdekur 1.161 pacientë me COVID-19 deri më tash.