Botë

Tre sajuesit e rrenave të Trumpit për kurdisje të zgjedhjeve

Descriptive Text

Në një mbrëmje të fundshkurtit të vitit 2017, Hans von Spakosky, avokat në Fondacionin e Trashëgimisë, grup i pavarur mendimi në Washington DC, e nisi një letër elektronike.

Shtëpia e Bardhë po krijonte një komision për të hetuar mashtrimet zgjedhore, çështje që Von Spakowsky e kishte përcjellë kaherë. Por ai ishte i shqetësuar se administrata e Trumpit po shqyrtonte disa demokratë e republikanë të moderuar për panelin, dhe “i tronditur “ që askush nuk e kishte konsultuar atë ose J Cristian Adamsin, mik dhe avokat tjetër konservativ.

Plan i kahershëm

“Ka një grusht ekspertësh të vërtetë në anën konservative për këtë çështje dhe asnjëri prej tyre (përfshirë Christianin dhe mua) nuk jemi thirrur, pos Kris Kobachut, sekretari i shtetit të Kansasit. Dhe na është thënë se shumëkush e konsideron atë tepër ‘konservativ’ për të qenë pjesë e komisionit”, ka shkruar ai. “Nëse po emërojmë zyrtarë republikanë të spektrit të gjerë dhe/ose akademikë për ta kryesuar këtë komisionin, ky komision do të dështojë, sepse asnjëri prej tyre nuk merr vesh në këtë punë, ose nuk i ka kushtuar rëndësi kësaj çështjeje për vite me radhë”.

Letra elektronike në fund shkoi deri tek Jeff Sessionsi, asokohe prokurori i përgjithshëm. Disa muaj më vonë, Kobach, Von Spakowsky dhe Adams u emëruan në komisionin e Donald Trumpit.

Të armatosur me të dhëna dashakeqe, këta burra kishin ndikuar dhe formësuar ligje që e bënin më të zorshme që të votohet.

Dukej e pashmangshme. Për vite me radhë, tre burrat kishin përdorur pozitat e tyre brenda dhe jashtë Qeverisë për t’i dhënë frymë mitit se zgjedhjet amerikane janë të cenueshme dhe subjekt mashtrimi. Megjithëse kjo ide është hedhur vazhdimisht dhe pavarësisht dështimit të komisionit të Trumpit, këta burra vazhduan të promovonin idenë se kurdisja e procesit zgjedhor justifikonte ashpërsimin e rregullave të votimit.

“E kemi parë se kjo ka nisur para disa dekadash”, thekson Richard Hasen, profesor i së drejtës dhe ekspert i zgjedhjeve në Universitetin e Irvinet në Kaliforni. “Këto ide kanë lëvizur nga margjinat në zemër të argumenteve të shumë republikanëve për arsyet për ta vështirësuar procesin e votimit”.

Miti i mashtrimit

Dhe tani miti i keqpërdorimit të votës po dominon zgjedhjet. Trumpi ka vënë në dyshim legjitimitetin e votimit, duke akuzuar rrejshëm se do të “kurdisen” kundër tij, dhe fushata e tij e ka kthyer pretendimin për mashtrime zgjedhore në bazë për të justifikuar dështimin për ta marrë votën popullore në shtetet kritike, bëhet e ditur në një analizë të revistës “Atlantic”. Pavarësisht pandemisë, presidenti dhe fushata e tij i ka bërë gjyqin votimit postar dhe kanë zgjeruar listën e monitoruesve të zgjedhjeve, duke cituar mundësinë për ndërhyrje.

Republikanët e kanë ndjekur këtë qasje edhe në nivel shtetëror. Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, akuzoi çdo komunë që të mund ta hedhin votën vetëm në një qendër postare. Republikanët e Karolinës Jugore kanë luftuar me sukses për të pasur kërkesën për një dëshmitar për votimet në mungesë. Republikanët e Alabamas kanë theksuar potencialin për mashtrim për të justifikuar kufizimet për votimin me postë. Dhe në Wisconsin, një grup konservativ po bën thirrje që gjykata supreme e shtetit që të heqë më shumë se 130 mijë qytetarë të regjistruar në listën e votuesve, duke cituar nevojën për parandalim të kurdisjes.

Von Spakowsky dhe Adams kishin të drejtë në qasjen e tyre për komisionin. Von Spakowsky ishte takuar dhe konsultuar tinëz me zyrtarë republikanë të zgjedhjeve në mbarë vendin, ka bërë të ditur “ProPublica”. Adamsi ka theksuar zëshëm rreziqet e votimit me postë, duke rrokur edhe vëmendjen e Trumpit.

Histeria për manipulim të zgjedhjeve ka arritur në nivel alarmues. Dhe ky moment i rrezikshëm në demokracinë amerikane nuk do të ishte i mundshëm pa punën e këtyre tre burrave.

Krijimi i dëshmive të rreme

Kobach, Von Spakowsky dhe Adams punuan në departamentin e drejtësisë në administratën e George W. Bush në kohën kur ishte prioritet jetësimi i pretendimeve për manipulim votash. Prej largimit të tyre, një pjesë thelbësore e strategjisë së tyre ishte përdorimi qëllimkeq i statistikave për ta përshkruar manipulimin e votave si problem i madh.

Si zyrtar i lartë i Kansasit, Kobach e kishte parë si mënyrë jashtëzakonisht efikase për të kryer punë. Kishte mbikëqyrur një konsercium ndërshtetëror që ishte pajtuar të ndante të dhëna për të gjetur njerz të regjistruar në lista të votuesve në më shumë se në një shtet. Sistemi kishte verifikuar emrat, mbiemrat, datëlindjet dhe një pjesë të numrit të sigurimit social.

Një studim akademik kishte zbardhur se më shumë se 99 për qind e njerëzve, që i duplikonte sistemi, në fakt ishte votues individualë. Më 2013, zyrtarët e Virxhinias përdorën këtë sistem për të hequr më shumë se 39 mijë votues nga listat e votuesve, por një regjistër lokal raportonte se 17 për qind e votuesve në vendin e tij ishin hequr gabimisht dhe disa votuesve e kishin kuptuar në qendra votimi se nuk ishin në listat e votuesve.

Kansasi u pajtua për ta përmbyllur vjet bashkëpunimin me programin e Kobachut.

“Mjegulla e luftës në favor të agresorit”

“Ka pasur një element të skajshëm në të djathtën që ka shtyrë përpara një narrativ të rrejshëm për manipulim të madh zgjedhjesh qe një kohë të gjatë. Ideja se listat e votuesve janë mbushur me votues jolegjitimë ka qenë element kyç i narrativit të rrejshëm”, ka thënë David Becker, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Novacion Elektoral dhe Hulumtime, dhe ekspert i administrimit të zgjedhjeve.

Nën administrimin e Adamsit, Pilf-i kishte përdorur të dhëna të dyshuara për të nxjerrë pretendime të ngjashme. Më 2016 dhe 2017, organizata publikoi një raport me dyshime se mijëra joshtetas amerikane kishin votuar në Virxhinia. Madje kishte përfshirë informacione personale të disa prej të akuzuarve, që doli se ishin shtetas amerikanë dhe paditën Pilf-in për manipulim zgjedhor. Pilf-i eventualisht kërkoi falje, por letrat e brendshme elektronike treguan se grupi ishte i njoftuar së paku para publikimit për gabimet e mundshme.

“Ne ende kemi një mundësi për ta kthyer këtë tërheqje të të maskuar në një konfuzion zyrtar për të justifikuar thirrjet për ndryshim të tërësishëm nga poshtë-lart”, shkruante Logan Churchwell, zëdhënës i Pilf-it, në një reagim pas ngritjes së shqetësimeve. “Mjegulla e luftës shkon në favor të agresorit në këtë pikë”.

Përgënjeshtrimet

Sivjet, grupi ka nxjerrë një raport në përpjekje për të provuar se votimi postar mund t’i nënshtrohej manipulimit. Pilf-i fillimisht pretendonte se rreth një milion fletëvotime postare nuk ishin dërguar në adresë më 2018, por korrektoi shifrën pasi “ProPublica” zbuloi se shifrat ishin fryrë dhe se organizata kishte “dyfishuar shifrat zyrtare qeveritare”. Raporti pretendonte gjithashtu se 28.3 milionë fletëvotime “mungonin” ndërmjet viteve 2012 dhe 2018. Por ekspertët i deklaruan “ProPublicas” se ato mbase ishin fletëvotime që votuesit kishin vendosur të mos i kthenin.

Trumpi ende po i referohej studimit, duke shkruar në një postim: “Mos lejoni ZGJEDHJE TË KURDISURA!”

Adams refuzoi të intervistohej për këtë shkrim. “Ne nuk dalim me pretendime për manipulim zgjedhjesh”, ka shkruar ai në një letër elektronike. “Ne spikasim të metat në sistem. Ju na keni përzier me dikë tjetër. Ju gjithashtu po e ekzagjeroni të ashtuquajturin ‘gabim’ për të cilin ka shkruar “’ProPublica’, është një shkarje që kishte dalë në dokument. Por ju për këtë paguheni ta bëni, të dukeni qesharakë”.

Në Fondacionin e Trashëgimisë, Von Spakowsky kishte monitoruar një databazë që kishte për qëllim të tregonte rreth 1.300 shembuj të instancave “të vërtetuara” të manipulimit të votuesit. Por ajo databazë është jashtëzakonisht dashakeqe, me raste të para disa dekadave dhe me votues që kishin bërë gabime. (Von Spakowsky ka shkruar në një letër elektronike se databaza është me burime të mirëfillta dhe e mbështetur me referenca të hollësishme të dokumenteve qeveritare dhe raporteve mediatike.)

“Ju e përdorni fjalën manipulim ‘i përhapur’ si të ishte kriteri i vetë që ia vlen të konsiderohet. Kjo është absurde”, ka shkruar ai në letrën elektronike. “Databaza e Manipulimit Zgjedhor e Fondacionit të Trashëgimisë demonstron se ka shumë mënyra për t’u përfshirë në manipulim vote dhe se ndodh shpesh të shqetësohemi për të dhe duhet të provojmë ta adresojmë”.

(Vijon)