Botë

21 civilë vdesin pas sulmit në qytetin azerbajxhanas Barda

21 civilë vdesin pas sulmit në qytetin azerbajxhanas Barda
Foto: Reuters

Azerbajxhani ka akuzuar ushtrinë armene për vrasjen e së paku 21 civilëve në një sulm me predhë, ndërsa luftimet në Nagorno-Karabakh janë intensifikuar, shkruan BBC.

Disa persona tjerë janë raportuar të lënduar në sulmin që ndodhi në qytetin azer Barda, jo shumë larg nga territori Nagorno-Karabakh, që është në Azerbajxhan por që drejtohet nga armenët.