Botë

SHBA, thirrje udhëheqësve të Armenisë dhe Azerbajxhanit për ndërprerjen e luftimeve

SHBA, thirrje udhëheqësve të Armenisë dhe Azerbajxhanit për ndërprerjen e luftimeve

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u bëri thirrje Armenisë dhe Azerbajxhanit të arrijnë një zgjidhje diplomatike të konfliktit mbi rajonin e debatueshëm të Nagorno-Karabakhut, ku të martën vazhduan luftimet dy mujore në kundërshtim me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Uashingtoni.

Ndërsa po vizitonte Indinë të martën, Sekretari Pompeo zhvilloi biseda telefonike me kryeministrin armen Nikoll Pashinyan dhe presidentin azerbajxhanas Ilham Aliyev.