Botë

Franca i kërkon Turqisë të mos polemizojë për karikaturat

Franca i kërkon Turqisë të mos polemizojë për karikaturat
Foto: Reuters

Ministri i Jashtëm francez i ka kërkuar Turqisë që të mos i përzihet në punët e brendshme, pasi presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri thirrje për bojkotimin e produkteve franceze, duke iu referuar agjendës së homologut francez, Emmanuel Macron, si “anti-islamike”.

Komentet e Erdoganit ishin të fundit në vazhdën e zemërimit të botës myslimane kundër shfaqjes së karikaturave të profetit Muhamed, që shumë myslimanë i konsiderojnë blasfemike, transmeton KOHA.