Parku “Paris Champ de Mars” rreth Kullës së Ajfellit është evakuuar shkurtazi pasi është zbuluar një çantë e mbushur me armatim, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë së Parisit të martën, raporton agjencia Reuters.
Ai ka shtuar se evakuimi ka mbaruar tashmë.
Më herët, policia ka njoftuar se edhe zona rreth “Arc de Triomphe”, është evakuuar pas një kërcënimi me bombë. Policia po vazhdon kërkimin.