Botë

Arrestohen dy ish-ushtarë serbë të Bosnjës për vrasjen e 78 civilëve më 1992

Arrestohen dy ish-ushtarë serbë të Bosnjës për vrasjen e 78 civilëve më 1992

Dy ish-pjesëtarë të Ushtrisë së Serbëve të Bosnjës janë arrestuar sot nga policia sipas urdhrit të Gjykatës së Bosnjës e Hercegovinës, raporton index.hr, transmeton Koha.net.

Siç konfirmohet nga Prokuroria e BeH, që po zhvillon hetimet rreth këtij krimi të rëndë të luftës, janë arrestuar Boshko Unçanin (51) nga Prijedori, dhe Dragan Despot (56) nga Lanishta afër Kluçit.