Botë

“The Telegraph”: 200 deputete femra në parlamentin e ri britanik

Votuesit britanikë kanë zgjedhur 200 femra për t’i përfaqësuar në Parlament, duke shënuar kështu një numër historik të deputeteve femra në Dhomën e Komunëve. Numri i mëparshëm i deputeteve femra nga zgjedhjet e vitit 2015 ishte 191, sipas asaj që raporton “The Telegraph”.

Numri historik i deputeteve femra u festua dhe në mediat sociale, duke u cilësuar si një arritje spektakolare. Disa nga emrat më të lakuar janë Amber Rudd, sekretarja e Brendshme e kryeministres May dhe Caroline Lucas, përfaqësuese e liberal-demokratëve.