Botë

Shpërthim në Turqi, dyshohet për sulm terrorist

Ambulanca dhe njësite policore janë vendosur në Iskenderun të Turqisë pas një shpërthimi të madh që ka ndodhur të hënën në mbrëmje.

Kryetari i Hatayit, provincë ku gjendet Iskenderun, ka shkruar në Twitter se nuk ka viktima nga shpërthimi.

Ai tha se shpërthimi mori vend menjëherë pasi forcat e rendit neutralizuan një nga dy personat e dyshuar për terrorizëm, e të cilin e kishin ndjekur, raporton AA, transmeton KOHA.

E dikur vonë në mbrëmjen e së hënës, ministri i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu tha se dy terroristët të cilët ishin të përfshirë janë neutralizuar.