Botë

Në Francë vlerësohet që numri i rasteve ditore me koronavirus mund të jetë 100 mijë

Në Francë vlerësohet që numri i rasteve ditore me koronavirus mund të jetë 100 mijë

Vlerësohet se në Francë numri i të infektuarve me koronavirus, mund të ketë arritur deri në 100 mijë raste të reja në ditë, dyfishi i shifrës zyrtare – ka thënë profesori Jean-François Delfraissy, që udhëheq këshillin shkencor që e këshillon Qeverinë e Francës për pandeminë për radio RTL.

“Me gjasë ka më tepër se 50 mijë raste në ditë. Ne llogarisim, në komitetin shkencor, se jemi më tepër në regjionin e 100 mijë rasteve në ditë”, ka thënë Delfraissy, raporton agjencia Reuters.