Botë

Izraelitët ngjallin protestat ndaj Netanyahut

Izraelitët ngjallin protestat ndaj Netanyahut

Mijëra izraelitë kanë protestuar para rezidencës zyrtare të kryeministrit Benjamin Netanyahu, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Policia ka bërë të ditur se dhjetëra protestues janë arrestuar për shkak të dëmtimit të pronës publike.

Protestuesit janë përplasur me policinë edhe të shtunën gjatë mbrëmjes teksa po parakalonin në qendër të Jerusalemit. Protestuesit duan dorëheqjen e Netanyahut për akuzuat për korrupsion dhe keqmenaxhimit të pandemisë.