Botë

Papa emëron 13 kardinalë të rinj, përfshirë edhe kryepeshkopin e parë të racës së zezë në SHBA

Papa emëron 13 kardinalë të rinj, përfshirë edhe kryepeshkopin e parë të racës së zezë në SHBA

Papa Françesku ka emëruar të dielën 13 kardinalë të rinj, përfshirë kryepeshkopin Wilton Gregory në Washington, i cili u bë kryepeshkopi i parë i racës së zezë i cili e mori kapelën e kuqe.

Në një njoftim të befasishëm nga dritarja e studios së tij për besimtarët që qëndronin poshtë në Sheshin e Shën Pjetrit, Françesku tha se kishtarët do të ngriheshin në gradën e një kardinali në një ceremoni më 28 nëntor, shkruan AP, transmeton KOHA.