Botë

Kryeministri i Pakistanit akuzon Macronin se ka “nxitur” shpërndarjen e karikaturave që kanë të bëjnë me profetin

Kryeministri i Pakistanit akuzon Macronin se ka “nxitur” shpërndarjen e karikaturave që kanë të bëjnë me profetin
Foto: Reuters

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khaid, ka deklaruar se Presidenti francez, Emmanuel Macron ka “sulmuar” fenë Islame duke nxitur publikimin e karikaturave që atakojnë profetin Muhamed.

“Mjerisht, presidenti Macron ka zgjedhur t’i provokojë qëllimishy myslimanët, duke përfshirë qytetarët francezë, përmes inkurajimit të shfaqjes së karikaturave blasfemike, që targetojnë Islamin dhe profetin tonë”, ka shkruar Khaid në Twitter.