Botë

Spanja shpall gjendjen emergjente për ta luftuar COVID-19

Spanja shpall gjendjen emergjente për ta luftuar COVID-19
Foto: Reuters

Spanja ka shpallur gjendjen emergjente të dielën në tentim për të parandaluar shtimin e rasteve me koronavirus. Vendimin e ka bërë të ditur kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, duke vendosur kështu orë policore në rajone që kanë numër të lartë të infeksionit dhe duke ndaluar edhe udhëtimet mes rajoneve në raste të caktuara.

“Ne jemi duke jetuar në një situatë ekstreme...është më seriozja në gjysmë-shekullin e gundit”, ka thënë Sanchez në konferencë për media pas takimit të kabinetit.