Botë

Alarm në Evropë pas dyfishimit të rasteve me COVID-19 brenda 10 ditësh

Alarm në Evropë pas dyfishimit të rasteve me COVID-19 brenda 10 ditësh

Evropa është vënë në alarm pasi që numri i rasteve të infektimit me koronavirusin e ri më se është dyfishuar gjatë vetëm dhjetë ditëve të fundit, teksa disa shtete të pjesës jugore të kontinentit kanë raportuar shifrat më të larta ditore të rasteve gjatë kësaj jave.

Në gjithë kontinentin janë raportuar më shumë se 200.000 raste ditore të infeksionit për të parën herë që nga shpërthimi i pandemisë, në shifrën që ka tejkaluar bilancin njëzetekatërorësh nëpër Indi, Brazil dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton KOHA.