Botë

Kryeministri çek kërkon dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë pas shkeljes së masave anti-COVID

Kryeministri çek kërkon dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë pas shkeljes së masave anti-COVID
 

Kryeministri çek, Andrej Babis, ka thënë të premten se do ta shkarkoj ministrin e Shëndetësisë nëse nuk do të japë vetë dorëheqje, për shkak se ky i fundit kishte mbajtur një takim në një restorant i cili ishte i mbyllur sipas masave të qeverisë në luftimin e pandemisë me koronavirus.

“Kur stafi shëndetësor po luftojnë në vijën e parë të frontit për të shpëtuar jetët e qytetarëve tanë, një veprim i tillë është absolutisht i paarsyeshëm”, ka thënë ai, raporton Reuters.