Botë

Brazili regjistron mbi 33 mijë raste të reja me koronavirus, 497 të vdekur

Brazili ka regjistruar 33.862 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa 497 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, raporton Ministria e Shëndetësisë së Brazilit, transmeton agjencia Reuters.

Brazili ka regjistruar më tepër se 5.3 milionë raste me koronavirus që nga fillimi i pandemisë, ndërsa shifra zyrtare e të vdekurve qëndron te 155.900.