Botë

Trump rezulton negativ në testin për koronavirus para debatit të sotëm

Foto: Reuters

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka rezultuar negativ në testin për COVID-19 të enjten, para debnatit të fundit presidencial kundër të nominuarit të Demokratëve, Joe Biden, ka njoftuar shefi i stafit të Trumpit, Mark Meadows, raporton agjencia Reuters.

Trump ishte hospitalizuar me koronavirus pak ditë pas debatit të parë me Bidenin. Pjesmëarrësit ishin testuar për virusin para debatit të 29 shtatorit. Shtëpia e Bardhë dhe Trump vazhdimisht kanë refuzuar të thonë se kur kishte dal presidenti negativ para asaj ngjarje.