Botë

Italia regjistron rekord ditor të infektuarve me koronavirus – 16.079

Italia regjistron rekord ditor të infektuarve me koronavirus – 16.079
Foto: Reuters

Italia ka regjistruar 16.079 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, që është shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë, raporton Reuters.

Shifra e ka kaluar rekordin që u vendos të mërkurën, kur u regjistruan 15.199 raste të reja me koronavirus.