Botë

Comey: Trump më kërkoi të heq dorë nga hetimi për Flynn

Ish drejtori i FBI-së Comey kritikoi ashpër administratën për justifikimin e përdorur në shkarkimin e tij në muajin maj.

Zoti Comey tha se presidenti Donald Trump priste besnikëri prej tij dhe i kishte kërkuar që të hiqte dorë nga hetimi për ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Michael Flynn.