Botë

Bideni lë prapa Trumpin në sondazhet në Florida

Descriptive Text

Kandidati demokrat për president të SHBA-së, Joe Biden është duke prirë në sondazhet në Florida.

Sondazhi i realizuar nga Reuters/Ipsos tregon se Biden ka lënë prapa rivalin e tij Donald Trump në këtë shtet me një diferencë prej katër për qind.

Biden është duke udhëhequr me 50 për qind, derisa Trumpi 46 për qind, transmeton KOHA.

Reuters/Ipsos janë duke bërë sondazhe në gjashtë shtete – Wisconsin, Pennsylvania, Michigan, North Carolina, Florida dhe Arizona, të cilat pritet të kenë rol vendimtar nëse Trumpi do të vazhdojë të mbetet në Shtëpinë e Bardhë, apo Bideni do ta largojë nga aty.

Gjithashtu raportohet se Bideni prin edhe në nivel nacional ndaj Trumpit për 9 për qind.

Sipas sondazheve 51 për qind e votuesve kanë deklaruar se do të votojnë për Bidenin, derisa 42 për qind janë në mbështetje të presidentit aktual të SHBA-së.