Botë

Në Serbi regjistrohet numër rekord i rasteve ditore me koronavirus – 512

Në Serbi regjistrohet numër rekord i rasteve ditore me koronavirus – 512

Autoritetet shëndetësore në Serbi kanë njoftuar se në 24 orët e fundit në këtë vend janë shënuar plot 512 raste me koronavirus, që është shifër rekorde.

Këto raste pozitive kanë dalë nga testimi i 7.425 mostrave. Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një person si pasojë e COVID-19.