Botë

Rusia nuk po planifikon mbyllje përkundër shifrave rekorde të rasteve me koronavirus

Rusia nuk po planifikon mbyllje përkundër shifrave rekorde të rasteve me koronavirus

Rusia nuk po planifikon mbyllje tjetër për të frenuar koronavirusin, ndonëse po regjistron shifra rekorde të infektuarve.

Rusia të mërkurën ka regjistruar rekord të ri prej 15.700 të infektuarve dhe po ashtu rekord ditor prej 317 të vdekurve si pasojë e COVID-19. Shifra totale e të vdekurve në Rusi si pasojë e COVID-19 ka arritur në 24.952, ndërsa e të infektuarve në 1.447.335.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se nuk do të ketë mbyllje, ndërsa ka thënë se duhet shtuar kujdesi.