Botë

Polonia, Çekia e Sllovakia regjistrojnë rekorde ditore të rasteve me koronavirus

Polonia, Çekia dhe Sllovakia kanë regjistruar rekorde ditore të rasteve me koronavirus. Polonia sot ka raportuar për 10.040 raste të reja me koronavirus.

Këshilltari qeveritar në luftën kundër COVID-19, Andrzej Horban, ka thënë se 10 mijë raste në ditë do të mbingarkojnë sistemin shëndetësorë, pasi po shtrihen deri 2000 pacientë në ditë në spitale.

Deri të mërkurën, numri i pacientëve në spitale në Poloni arriti në 9439, ndërsa 757 janë në ventilatorë, shkruan agjencia Reuters.

Çekia ka raportuar për 11.984 raste të reja me koronavirus, që është shifra më e lartë e regjistruar që nga fillimi i pandemisë. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë vdekur 106 pacientë si pasojë e COVID-19, ndërsa ka çuar shifrën totale të vdekurve në 1619.

Si pasojë Çekia ka urdhëruar mbylljen e shumicës së shitoreve dhe reduktimin e shërbimeve dhe po ashtu ka limituar lëvizjet në vetëm ato esenciale si shkuarjen në punë dhe për vizita mjekësore.

Zëvendëskryeministri i Çekisë, Jan Hamacek, që është edhe ministër i Brendshëm, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Në Sllovaki ndërkohë janë regjistruar 2202 raste të reja me koronavirus. Shifr totale e të infektuarve është rritur në 33.602.