Botë

Protesta të dhunshme në Kili, digjen dy kisha

Dy kisha janë djegur gjatë në dielës në Kili për shkak të protestave masive që janë zhvilluar. Protestat kishin filluar si demonstrim kundër pabarazisë, ndërsa kanë eskaluar në dhunë, ku kanë vazhduar me djegien e një shtabi policor dhe plaçkitjen e disa dyqaneve.

Protestat kishin filluar tash e një vit ndërsa përgjatë dy muajve të fundit kanë shpërthyer masivisht në disa qytetem, ku kilianët ndër të tjera po kërkojnë referendum.

Gjatë së dielës janë plagosur 18 oficerë policisë ndërsa Ministri i Brendshëm, Victor Perez, ka thënë se protestuesit nuk duan t’i zgjidhin problemet me mjete demokratike, derisa ka paralajmëruar ndëshkim për shkaktarët e trazirave.

BBC shkruan se protestuesit kishin sulmuar kishat në kryeqytetin Santiago, duke ndezur zjarre ndërsa policia iu është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.