Botë

Republikanët spanjollë kërkojnë të ndiqet penalisht ish-mbreti Carlos

Nën flamurin republikan, një pjesë e madhe e spanjollëve të dielën kanë protestuar kundër ish-mbretit spanjoll, Juan Carlos, i cili akuzohet për korrupsion.

Një nga protestuesit ka thënë se kjo protestë është iniciuar që Carlos të ndiqet penalisht dhe të kërkojnë republikë, derisa ka shtuar se i është bashkuar turmës në Sevilje.

Ish-monarku 82-vjeçar, nuk është në ndonjë hetim zyrtar, mirëpo mund të bëhet shënjestër e dy hetimeve në Spanjë dhe Zvicër, për veprën korrupsion, që e lidhë atë me një kontratë 6.7 milionëshe për punimet në një tren, shkruan Reuters.

Carlos nuk ka komentuar publikisht akuzat e opozitarëve ndërsa avokati i tij, Javier Sanchez, ka thënë se është i gatshëm të dëshmojë para prokurorisë.

Në një sondazh të botuar javën e kaluar për Platformën e Mediave të Pavarura, 40.9% e spanjollëve janë për krijimin e një republike, ndërsa 34.9%, thonë se e mbështesin familjen mbretërore.Carlos kishte ikur nga Spanja për në Emiratet e Bashkuar muaj më parë, duke e lënë fronin dhe jetën publike.