Naqura, 14 tetor – Libani dhe Izraeli, dy fqinjë zyrtarisht gjithmonë në luftë, filluan sot negociatat historike, nën drejtimin e Uashingtonit, për përcaktimin e kufirit të tyre detar, theksoi një burim i OKB-së.
Pas disa vitesh të diplomacisë amerikan, Libani dhe Izraeli njoftuan në fillim të tetorit këto bisedime që po zhvillohen brenda ambienteve të OKB-së në Naqura, lokalitet kufitar në jug të Libanit, një iniciativë historike, sipas Uashingtonit.
Disa javë pas marrëveshjeve të normalizimit me Izraelin, nënshkruar nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini në Shtëpinë e Bardhë, por edhe me afrimin e zgjedhjeve presidenciale amerikane, vëzhguesit pyesin për simbolikën e këtyre zhvillimeve për presidentin Donald Trump.
“Bisedimet filluan në Naqura, lokalitet në jug të Libanit”, konfirmoi në burim i OKB-së pa dhënë shumë detaje.
Negociata po zhvillohen në një bazë kufitare të FINUL, forcë e OKB-së e vendosur për të mbikëqyrur zonën tampon mes dy vendeve.
Raundi i dytë i bisedimeve të pazakonta të filluar nga Libani dhe Izraeli për përcaktimin e kufirit të tyre detar do të zhvillohet më 28 tetor, theksoi një burim ushtarak libanez/AFP.