Botë

Kabineti izraelit miraton zyrtarisht traktatin historik me Emiratet e Bashkuara Arabe

Kabineti izraelit miraton zyrtarisht traktatin historik me Emiratet e Bashkuara Arabe

Tel Aviv, 13 tetor – Kabineti izraelit miratoi sot njëzëri formulimin e marrëveshjes historike, që normalizoi lidhjet me Emiratet e Bashkuara Arabe muajin e kaluar, duke i hapur kështu rrugën ratifikimit të saj.

“Të gjithë ministrat votuan në favor të së ashtuquajturave Marrëveshjet e Abrahamit, të cilat administrata e Presidentit amerikan, Donald Trump, i ka quajtur traktatet e paqes”, sipas deklaratës nga zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.