Botë

Përplaset autobusi me trenin në Tajlandë, vdesin 17 persona

Mëngjesin e së dielës një autobus është përplasur me një tren në Tajlandë, duke shkaktuar vdekjen e 17 personave dhe plagosjen e disa të tjerëve.

Sipas BBC-së, përplasja ndodhi 50 kilometra në lindje të Bangkokut, ndërsa pasagjerët e autobusit ishin nisur në një tempull për të shënuar fundin e Kreshmës Budiste.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se autobusi u përmbys, dhe ishte i dëmtuar shumë rëndë.

Punëtorët e shpëtimit kanë thënë se kanë nevojë për një vinç, që të jenë në ngjendje ta largojnë autobusin, transmeton KOHA.

Përplasjet e trafikut janë të shpeshta në Tajlandë ndërsa arsyeja kryesore thuhet se është standardi i dobët i sigurisë rrugore.

Një raport i vitit 2018 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), kishte bërë me dije se Tajlanda ka shkallën e dytë më të lartë të fatalitetit të trafikut në botë.