Aktivistja për mbrojtjen e ndryshimeve klimatike, Greta Thunberg, ka bërë thirrje që të votohet Joe Biden për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në zgjedhjet e nëntorit.
17-vjeçarja përmes një postimi në Twitter ka thënë se nuk merret me politikë mirëpo sipas saj, zgjedhjet në SHBA janë mbi çdo gjë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nga perspektiva e klimës është shumë larg nga sa duhet, dhe sigurisht që shumë nga ju, mbështetni kandidatët e tjerë. Mirëpo, dua të thëm, organizohuni dhe bëheni thirrje të votohet Biden”, ka shkruar ajo.
Reuters shkruan se Thunberg, e cila u bë e njohur me protestat e saj para Kuvendit të Suedisë, mund t’i inkurajojë votuesit e rinj amerikanë të dalin në këto zgjedhje.
Kur suedezja 17-vjeçare ishte shpallur Person i Vitit në revistën Time më 2019, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ishte tallur me të, duke thënë se ajo ka nevojë të punojë në menaxhimin e zemërimit të saj, dhe të shikojë ndonjë një film të modës së vjetër.