Botë

Shkaku i një gabimi teknik nuk u raportuan afro 16 mijë raste me koronavirus në Britani

Shkaku i një gabimi teknik nuk u raportuan afro 16 mijë raste me koronavirus në Britani
Foto: Ilustrim

Një gabim teknik ka bërë që të mos raportohen afro 16 mijë raste me koronavirus në Britani të Madhe dhe kështu është shtyrë angazhimi për të gjurmuar kontaktet e personave që kanë rezultuar pozitiv, raporton BBC.

Shëndeti Publik i Anglisë ka njoftuar se 15.851 raste me koronavirus nga 25 shtatori deri më 2 tetor, kanë mbetur jashtë shifrave ditore në Britani.