Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

24 Tetori, Dita e OKB-së

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1971 propozoi që shtetet anëtare, Ditën e OKB-së ta shënojnë edhe si festë zyrtare.

Karta me të cilën u themelua Organizata Botërore është firmosur më 26 qershor të vitit 1945 në San Francisko, ndërsa hyri në fuqi më 24 tetor, pasi e ratifikuan pesë anëtaret e përhershme Kina, Franca, ish- Bashkimi Sovjetik , SHBA-të, Britania e Madhe dhe shumica e vendeve që e nënshkruan.

Dita e OKB-së shënon përvjetorin e hyrjes në fuqi të Kartës së Kombeve të Bashkuara, në vitin 1945.