Të paktën 24 persona kanë vdekur të enjten kur një autobus është përplasur me një kamion-cisternë në jugperëndim të Meksikës, njoftuan autoritetet meksikane.
Pas aksidentit, kamioni-cisternë është ndezur dhe me këtë rast kanë humbur jetën 24 persona, ndërsa nëntë të tjerë janë lënduar, transmeton kp.
Autobusi po shkonte drejt bregdetit kur u ndesh me kamionin-cisternë që ishte nisur nga porti “Lazaro Kardenas”.
Ekipet e shpëtimit ende janë në vendin e ngjarjes. Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen.
Artikuj të ngjashëm
-
24 të vdekur në Meksikë pasi autobusi përplaset me rimorkion e një kamioni
-
Të paktën 21 të vdekur nga aksidenti mes tri automjeteve në Meksikë
-
Rrotullohet një autobus në Meksikë, 14 të vdekur dhe 31 të lënduar
-
Gjashtë të vdekur nga përplasja e autobusit në Meksikë
-
Aksident në Meksikë, të paktën 53 të vdekur