Botë

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Indi kalon 100 mijëshin

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Indi kalon 100 mijëshin
Foto: Reuters

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Indi ka kaluar 100,000 të shtunën, derisa nuk shihen shenja të rënies së numrit të tyre.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 100,842 të vdekur në total, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 6.47 milionë pas një rritjeje ditore me 79,476 raste të reja, transmeton KOHA. India tani ka shkallën më të lartë të infektimeve në baza ditore në botë.