Botë

“Unë s’vë maskë”, thoshte Trumpi disa ditë para se të infektohej me koronavirus

Dy ditë para se të infektohej me koronavirus, presidenti Donald Trump në debatin e parë presidencial me kandidatin për president, Joe Biden, thoshte “unë s’vë maskë sikur ai”, duke iu drejtuar Bidenit.

“Sa herë e sheh, ai ka maskë në fytyrë”, tha Trumpi atë ditë duke iu drejtuar me gisht Bidenit.

Por koronavirusi, duket se “iu hakmor” Trumpit.

Të premten, ai bashkë me Zonjën e Parë Melanie Trump, rezultuan pozitivë me COVID-19, shkruan People, transmeton KOHA.

Ndër tjera Trumpi thoshte se “koronavirusi së shpejti merr fund”.

Lajmi se presidenti kishte marrë sëmundjen infektive ishte edhe më i habitshëm duke marrë parasysh tonin që ai ka pasur për koronavirusin.

Më herët, gjatë muajit gusht duke folur për maska, Trumpi thoshte “Ato janë të mira ndoshta. Ndoshta edhe nuk janë aq të mira”.