Botë

NATO: Greqia dhe Turqia pajtohen të shmangin përplasjet në Mesdhe

NATO: Greqia dhe Turqia pajtohen të shmangin përplasjet në Mesdhe
Foto: Reuters

Greqia dhe Turqia janë pajtuar të shmangin përplasjet aksidentale në Mesdheun lindor duke vendosur një linjë të komunikimit të drejtpërdrejtë ushtarak, njoftoi Aleanca Veriatlantike, NATO.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, e mirëpriti këtë zhvillim, i cili vjen pas disa javësh bisedimesh midis zyrtarëve ushtarakë nga dy vendet anëtare të aleancës.