Botë

Italia regjistron më shumë se 2.000 raste të reja me COVID-19 për herë të parë që nga prilli

Italia regjistron më shumë se 2.000 raste të reja me COVID-19 për herë të parë që nga prilli
Foto: Reuters

Italia ka regjistruar 2.548 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë të enjten, duke shënuar kështu ditën e parë që shteti ka kaluar dymijëshin me raste të reja në një ditë, që nga 29 prilli, raporton Reuters.

Të enjten janë regjistruar 24 vdekje si pasojë e COVID-19.