Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Conte propozon zgjatjen e gjendjes emergjente në Itali deri në janar

Kryeministri i Italisë do t’i kërkojë parlamentit të vendit zgjatjen e gjendjes emergjente për shkak të pandemisë COVID-19, deri në fund të janarit, derisa qeveria po mundohet të ndalojë rritjet e rasteve të cilat janë shënuar në vendet evropiane.

Gjendja emergjente e cila do të përfundonte në mes të tetorit, i jep fuqi më shumë qeveris, transmeton KOHA. Kryeministri Giuseppe Conte tha të enjten se do t’i kërkojë parlamentit zgjatjen e gjendjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Do t’i propozojmë parlamentit zgjatjen e gjendjes emergjente, ndoshta deri në fund të janarit 2021”, ka thënë Conte, raporton The Guardian. 

Italia, vendi i parë evropian që përjetoi shpërthim masiv të koronavirusit gjatë pranverës, menaxhoi përhapjen e infektimeve pas një mbylljeje totale mes marsit dhe majit.