Botë

Hungaria do t’i mbajë mbyllur kufijtë deri në fund të tetorit

Hungaria do t’i mbajë mbyllur kufijtë deri në fund të tetorit
Foto: Reuters

Hungaria do t’i mbajë mbyllur kufijtë deri në fund të tetorit, në tentim për të frenuar përhapjen e koronavirusit, është njoftuar nga kabineti i kryeministrit Viktor Orban, transmeton agjencia Reuters.

Hungaria ka mbyllur kufijtë për shtetasit e huaj më 1 shtator dhe hungarezët që kthehen në vendin e tyre nga vendet tjera duhet të futen në karantinë.