Botë

Shkrirja e akullit: Zjarret dhe temperaturat po ndikojnë në Arktik

Hapësira e oqeanit të mbuluar me akull në Polin Verior, që shtrihet deri në jug te Alaska, Kanadaja, Grenlanda dhe Rusia, ka arritur pikën më të ulët të 3.7 kilometra katrorëve.

Akulli i detit Arktik e arrin pikën e tij më të ulët në shtator dhe me të lartën në mars pas dimrit të fuqishëm, trasmeton KOHA.
Profesori Michael Tjernstrom, meteorolog në Universitetin e Stokholmit, thotë se pamjet janë shqetësuese, por më shumë shqetësuese është prirja për rënien e trashësisë së akullit të detit.
“Është hera e dytë që shkojmë nën 3.7 milionë kilometra katrorë të akullit të detit në Arktik. Por nuk është vetëm kjo, gjithashtu shohim edhe largim më të shpejtë të trashësisë së akullit të detit. Kështu që ka sasi të akullit të detit në Arktik që po zhduket, ndoshta edhe më shpejt sesa shtrirja e akullit”, ka thënë Tjernstorm.

Shkrirja e këtij viti është e dyta që prej vitit 2012, kur u tkurr deri në 3.4 milionë kilometra katrorë. Shkrirja e akullit nisi që në vitin 1979.

Në vitet ‘80, mbulesa e akullit ishte rreth 2.7 milionë metra katrorë më e madhe sesa nivelet e tanishme të verës.

Sipas Data Center, një valë e të nxehtit siberian pranverën e kaluar dhe fenomeni klimatik natyror i Arktikut kishin gisht në shkrirjen e këtij viti, gjithashtu ngrohja nga djegia e qymyrit, vajit dhe gazit natyror.

Temperaturat për shumicën e viteve ishin 8 deri 10 gradë celsius mbi normalen e Arktikut siberian.

Studimet tregojnë se ngrohja e Arktikut dhe shkrirja e akullit të detit e ndryshojnë motin përreth jugut, duke ndryshuar rrjedhën dhe valët e tjera që i ndryshojnë sistemet e motit.

Rrjedhimisht, zgjidhja e vetme për këtë problem është ndalimi i ngrohjes globale. Nuk ka zgjidhje të menjëhershme për Arktikun.

Nuk ka asnjë mënyrë që njerëzit të mund ta mbrojnë sistemin pa e ndryshuar qasjen kundrejt ndryshimit klimatik.

Zgjidhja e vetme është: Ndalimi i djegies së karburanteve fosile.