Botë

SHBA-ja “do ta shfrytëzojë ndikimin diplomatik” për uljen e tensioneve Turqi-Greqi

SHBA-ja “do ta shfrytëzojë ndikimin diplomatik” për uljen e tensioneve Turqi-Greqi
Foto: Reuters

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara do ta shfrytëzojnë ndikimin diplomatik dhe ushtarak në rajon për t’i zbutur tensionet midis Greqisë dhe Turqisë rreth detit Mesdhe.

Një zotim të tillë Pompeo e bëri gjatë vizitës së tij në Selanik, të ndërmarrë vetëm pak ditë pasi Athina dhe Ankaraja shprehën gatishmëri për rinisjen e dialogut diplomatik rreth përplasjeve që gjatë verës nxitën grumbullime ushtarake dhe shqetësime për shpërthimin e një konflikti ushtarak në zonën e kontestuar detare.