Botë

Erdogani kërkon tërheqjen e Armenisë nga tokat azerbajxhanase

Erdogani kërkon tërheqjen e Armenisë nga tokat azerbajxhanase
Foto: Reuters
16:41

Erdogani kërkon tërheqjen e Armenisë nga tokat azerbajxhanase

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë të hënë se Armenia duhet të tërhiqet menjëherë nga territori që ai thotë se është duke e okupuar në Azerbajxhan, dhe se është koha që t’i jepet fund krizës mes dy vendeve pas luftimeve mes forcave azere dhe armene, raporton agjencia Reuters.

Së paku 21 persona kanë vdekur të hënën në ditën e dytë të luftimeve në Nagorno-Karabakh, një rajon që gjendet brenda Azerbajxhanit por drejtohet nga armenët. Ankara ka premtuar përkrahje për Azerbajxhanin në këtë konflikt.

“Është koha t’i japim fund krizës në rajon, që ka nisur me okupimin e Nagorno-Karabakhut. Rajoni sërish do të shohë paqe pasi Armenia të tërhiqet nga tokat azere”, ka thënë Erdogan të hënën në një ngjarje në Stamboll.

Ai ka thënë se grupi i Minskut – i udhëhequr nga Rusia, Franca dhe SHBA-ja – ka dështuar të zgjidhë çështjen për gati 30 vjet.

Azerbajxhani sipas tij është dashur të marrë çështjen në duart e veta.
“Turqia do të qëndrojë me Azerbajxhanin me gjitha resurcet dhe zemër”, ka thënë Erdogan.

Ndërkohë është raportuar se Turqia po dërgon luftëtarët rebelë sirianë për të përkrahur Azerbajxhanin në konfliktin me Armeninë. Këtë e kanë konfirmuar dy rebelë sirianë, raporton agjencia Reuters.

Të dy kanë thënë se komanduesit e brigadës siriane i kanë thënë e do të fitojnë nga 1500 dollarë në muaj.

13:37

Përleshja Armeni-Azerbejxhan, vdesin 21 persona

21 persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit mes forcave armene dhe azere, në ditën e dytë të luftimeve të ashpra.

Ato po akuzojnë njëra-tjetrën për përdorim të artilerisë së rëndë

Forcat armene dhe azere kanë shkëmbyer zjarr të ashpër edhe gjatë ditë së dytë mbi territorin e Nago-Karabakut, duke akuzuar njëra-tjetrën për përdorim të artilerisë së rëndë, shkruan reuters.

Përplasjet mes tyre që datojnë nga viti 2016, kanë ngjallur shqetësim për stabilitetin e rajonit të Kaukazit jugor, për një korridor të tubacioneve që transportojnë naftë dhe gaz në trefgjet botërore.

Dy ish-republika sovjetike janë përleshur në mënyrë të vazhdueshme mbi rajonin e quajtur Nago-Karabaku, një zonë e shkëputur që është brenda kufirit të Azerbejxhanit por udhëhiqet nga armenët vendasë.

Presidenti i Azerbejxhanit ka bërë me dije se kanë bërë një mobilizim të pjesshëm ndërsa ministri i tij i ka shtuar se gjashtë civilë ishin vrare dhe 19 janë plagosur që nga fillimi i luftimeve.