Botë

Në Bielefeld 900 persona karantinohen pas një ahengu familjar

Në Bielefeld 900 persona karantinohen pas një ahengu familjar

Nga një aheng familjar në Bielefeld të Gjermanisë janë infektuar disa persona me koronavirus. Si pasojë e kësaj dhjetë shkolla është dashur të marrin masa kufizuese, ndërsa gjenden në karantinë rreth 900 persona, raporton tabloidi gjerman “Bild”.

Shifra totale e të infektuarve të lidhur me këtë aheng familjar është aktualisht 36. Kjo është bërë e ditur nga qyteti i Bielefeldit. Janë detyruar të karantinohen nxënës në disa shkolla, e po ashtu edhe mësues.