Nga një aheng familjar në Bielefeld të Gjermanisë janë infektuar disa persona me koronavirus. Si pasojë e kësaj dhjetë shkolla është dashur të marrin masa kufizuese, ndërsa gjenden në karantinë rreth 900 persona, raporton tabloidi gjerman “Bild”.
Shifra totale e të infektuarve të lidhur me këtë aheng familjar është aktualisht 36. Kjo është bërë e ditur nga qyteti i Bielefeldit. Janë detyruar të karantinohen nxënës në disa shkolla, e po ashtu edhe mësues.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas një zëdhënëse, bëhej fjalë për një festë private. Është thënë se numri i rasteve pozitive mund të rritet edhe më tej.