Botë

Kryeministri i Indisë: Vaksina e krijuar nga ne do të shpërndahet në tërë botën

Kryeministri i Indisë: Vaksina e krijuar nga ne do të shpërndahet në tërë botën
Foto: Reuters

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, është zotuar para Kombeve të Bashkuara se kapaciteti i prodhimit të vaksinave në vendin e tij, do të vihet në dispozicion globalisht për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

“Si vendi më i madh i prodhimit të vaksinave në botë, unë dua ta siguroj komunitetin global, prodhimi dhe shpërndarja e vaksinave në Indi, do të përdoret për të ndihmuar gjithë njerëzimin në luftën kundër kësaj krize”, ka deklaruar Mondi.