Botë

Lideri palestinez do ndihmën e OKB-së për një konferencë paqeje me Izraelin

Lideri palestinez do ndihmën e OKB-së për një konferencë paqeje me Izraelin
Foto: Ilustrim

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas ka ftuar të premten që Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ta organizojë një konferencë ndërkombëtarë vitin e ardhshëm, për një iniciuar “një proces të mirëfilltë paqeje” mes Izraelit dhe palestinezëve.

Abbas ka nxitur sekretarin Guterres që të punojë me katërshen e Lindjes së Mesme dhe me Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për një konferencë me pjesëmarrje të të gjitha palëve të interesuara, në fillim të vitit të ardhshëm, për një proces të mirëfilltë paqeje.