Botë

Nëntë të vdekur dhe 143 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1504 testime për koronavirus, ndërsa 143 raste kanë rezultuar pozitiv.

Kanë ndërruar jetë edhe 9 pacientë njofton Ministria.

Ndërsajanë regjistruar 110 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 17.343, prej të cilëve 14.422 janë shëruar, ndërsa 721 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 2200.