Botë

Pompeo në vizitë zyrtare në Kroaci, në fokus Ballkani Perëndimor

Pompeo në vizitë zyrtare në Kroaci, në fokus Ballkani Perëndimor

Uashington, 25 shtator – Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, do të zhvillojë javën e ardhshme një vizitë zyrtare në Kroaci për të diskutuar situatën e përgjithshme në Ballkanin Perëndimor, por edhe për mundësinë e heqjes së vizave të hyrjes në SHBA për shtetasit kroatë, deklaroi ministri i Jashtëm kroat, Goran Grliq Radman, duke specifikuar se data e saktë e vizitës do të bëhet e njohur për pak ditë.

Pompeo do të ndalet në Dubrovnik, ku do të takohet me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq dhe ministrin Radman.