11:39

Në “Mig-21” të rrëzuar në Serbi ka vdekur piloti, po gjurmohet për të tjerë

Në aksidentin ajror afër Mali Zvornikut (Lloznicë) me rastin e rënies se aeroplanit ushtarak “Mig-21” ka vdekur një pilot, ndërsa për viktimat e tjera po gjurmohet, raporton RTS.

Një vendës i plagosur me rastin e rrëzimit të aeroplanit në oborrin e tij raportohet se është dërguar në Spitalin e Lloznicës.

11:13

Rrëzohet një avion ushtarak “Mig-21” në Serbi, ka të vdekur e të plagosur

Mediat serbe raportojnë se një avion ushtarak është rrëzuar sot në afërsi të Loznicës, në fshatin Brasina, në Serbi. Dëshmitarët kanë thënë për RTS-në se kanë dëgjuar një zhurmë të tmerrshme.

Ndërkohë, në një deklaratë, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë njofton se avioni është një “Mig-21”.

Në vendngjarje kanë shkuar grupet e kërkim-shpëtimit të Forcave Ajrore, ndërsa sipas RTS dyshohet të ketë viktima.