Botë

Putini nominohet për Çmimin Nobel për Paqe

Presidenti rus, Vladimir Putin, është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe, ka njoftuar zëdhënësi i tij të enjten.

Një grup shkrimtarësh rusë të kryesuar nga Sergey Komkov, ka thënë se kanë dorëzuar aplikimin në Oslo më 10 shtator, raporton agjencia e Lajmeve Tass, përcjell New York Post.

Zëdhënësi presidencial, Dmitry Peskov, u tha mediave se Putini nuk është nominuar nga Kremlini.

“Ju e dini të gjithë se njerëz krejt të ndryshëm nominohen për këtë çmim, kjo është iniciativë e atyre që e nominojnë”, tha ai.

“Në këtë rast, nominimi është bërë nga shkrimtari paraprak”, ka thënë ai duke iu referuar Komkovit.

Në vitin 2013, Putini ishte nominuar për këtë çmim nga një anëtar parlamenti.

Javën e kaluar, kritiku i tij, Alexei Navalny, është nominuar po ashtu për këtë çmim nga një grup i profesorëve të universitetit rus.

Favoritë për të fituar Nobelin e sivjetshëm të Paqes është Organizata Botërore e Shëndetësisë, e ndjekur nga kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern e më pas aktivistja mjedisore Greta Thunberg.